Situatë serioze pas zjarrit në Zonën Industriale në Shirokë, kryetari Muharremaj kërkon ndihmë

01.08.2021

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar pasi u raportua se disa pjesë të kësaj komune janë përfshirë nga zjarri. Muharremaj ka thënë se situata është shumë serioze, dhe se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren. “Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve […]

Situatë serioze pas zjarrit në Zonën Industriale në Shirokë, kryetari Muharremaj kërkon ndihmë Foto: Ilustrim

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj është deklaruar pasi u raportua se disa pjesë të kësaj komune janë përfshirë nga zjarri.

Muharremaj ka thënë se situata është shumë serioze, dhe se të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren.

“Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve janë në teren, e po ashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha.
Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre i ftoj të na ndihmojnë”, ka shkruar Muharremaj.

Postimi i plotë:

Situata është serioze nga përfshirja e zjarreve në Zonën Industriale në Shirokë. 

Të gjitha ekipet e zjarrëfikësve janë në teren, e poashtu kemi kërkuar ndihmë edhe nga Prizreni dhe Mamusha. 

Të gjithë ata që mendojnë se mund ta japin ndihmë e tyre me cisterna private i ftoj të na ndihmojnë.