Situata me zjarret në Kosovë, dy vatra aktive në Komunën e Suharekës

03.08.2021

Numri i vatrave aktive me zjarr në Kosovë ka rënë në katër, nga 50 të tilla sa ishin. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj. “Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër  vatra zjarri”, ka deklaruar […]

Situata me zjarret në Kosovë, dy vatra aktive në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Numri i vatrave aktive me zjarr në Kosovë ka rënë në katër, nga 50 të tilla sa ishin.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj.

“Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër  vatra zjarri”, ka deklaruar Koqinaj.

Koqinaj bëri të ditur se në Suharekë, rajoni i Prizrenit janë dy lokacione: Vraniç dhe Bukosh, pastaj Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Janjevë, zjarr fushor dhe malor.

“Në të gjitha këto lokacione , NJPZSH  janë në veprim, deri sa në Rajonin e Pejës, Bjeshkët e Nemuna në  veprim përveç NJPZSH( Njësive Profesionale Zjarre fikje Shpëtim) janë edhe njësi të FSK-së dhe mbështetje sipas kërkesës edhe nga KFOR-i”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndryshe, deri tani në vend janë arrestuar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe po vazhdon hetimin edhe për raste tjera të dyshimta.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, që në orët e mëngjesit ka vizituar Komunën e Suharekës, pas shpërthimit të zjarreve që disa ditë në disa pjesë të kësaj komune.

Kryeministri Kurti fillimisht u prit në zyrën e kryetarit të Komunës z, Bali Muharremaj, kurse më pastaj kanë vizituar Zonën Industriale dhe fshatin Studençan.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe disa nga banorët e Studençanit të cilët janë shprehur se fatmirësisht përveç dëmëve materiale pasoja tjera nuk kemi.