Situata me COVID-19 në shkollat e Suharekës, një mësimdhënës dhe një nxënës të infektuar

05.03.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 gjatë ditëve të para të muajit mars të këtij viti ka qenë më i madh se ai i muajve paraprakë. Që nga marsi i vitit të kaluar (2020), deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar mbi 1,150 raste pozitive me COVID-19. Në mesin e të infektuarve kanë […]

Situata me COVID-19 në shkollat e Suharekës, një mësimdhënës dhe një nxënës të infektuar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 gjatë ditëve të para të muajit mars të këtij viti ka qenë më i madh se ai i muajve paraprakë.

Që nga marsi i vitit të kaluar (2020), deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar mbi 1,150 raste pozitive me COVID-19.

Në mesin e të infektuarve kanë qenë edhe disa mësidhënës e nxënës të shkollave të komunës, por fatmirësisht gjendja është e menaxhueshme, kështu ka bërë të ditur drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani.

Në një prononcim për SuharekaOnline Bajselmani ka thënë se në bazë të informacioneve zyrtare që ai ka, aktualisht një mësimdhënës dhe një nxënës në Gjimnazin ”Jeta e Re” janë të infektuar me COVID-19.

Tutje, ai ka treguar se mësimdhënësi në fjalë ka disa komplikacione, ndërsa gjendja shëndetësore e nxënësit është e mirë.

Rikujtojmë se vetëm gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19 në vendbanimet si Peqan (1) dhe Suharekë (4).