Situata me COVID-19 në shkollat e Suharekës, aktualisht vetëm një mësimdhënës i infektuar

25.02.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij muaji. Që nga muaji mars të vitit të kaluar kur edhe janë regjistruar rastet e para me COVID-19, deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar mbi 1,150 raste pozitive, prej […]

Situata me COVID-19 në shkollat e Suharekës, aktualisht vetëm një mësimdhënës i infektuar Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit ka shënuar rritje, duke e krahasuar me ditët e para të këtij muaji.

Që nga muaji mars të vitit të kaluar kur edhe janë regjistruar rastet e para me COVID-19, deri më tani në Komunën e Suharekës janë regjistruar mbi 1,150 raste pozitive, prej të cilëve fatkeqësisht 57 e kanë humbur betejën me COVID-19.

Në mesin e të infektuarve kanë qenë edhe disa mësimdhënës, por fatmirësisht ditëve të fundit në shkollat e Komunës së Suharekës, gjendja është e mirë dhe e menaxhueshme, kështu ka bërë të ditur Drejtori i DKA-Suharekë, Remzi Bajselmani.

Për SuharekaOnline ai ka thënë se në bazë të informacioneve që ka aktualisht i infektuar me COVID-19 është vetëm një mësimdhënës në Gjimnazin ”Jeta e Re” në Suharekë.

Bajselmani ka treguar se gjendja e mësimdhënësit të infektuar është e mirë dhe se i njejti është izoluar deri në mometin kur rezulton negativ.

Tutje ai ka thënë se mësimdhënësi në fjalë po zëvendësohet nga kolegët brenda shkollës.

Rikujtojmë se gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë identifikuar 4 raste të reja me COVID-19.