Situata e krijuar nga vërshimet, Muharremaj thotë se është vazhdimisht në terren

11.01.2021

Suhareka është një nga komunat e dëmtuara nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra. Deri më tani është raportuar se në fshatin Peqan, Studençan, Samadraxhë, Tërrnje, Nëpërbisht etj, janë shkaktuar vërshime. I kontaktuar nga redaksia e portalit SuharekaOnline kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se që […]

Situata e krijuar nga vërshimet, Muharremaj thotë se është vazhdimisht në terren Foto: Ilustrim

Suhareka është një nga komunat e dëmtuara nga reshjet e shumta që kanë shkaktuar përmbytje në disa fshatra.

Deri më tani është raportuar se në fshatin Peqan, Studençan, Samadraxhë, Tërrnje, Nëpërbisht etj, janë shkaktuar vërshime.

I kontaktuar nga redaksia e portalit SuharekaOnline kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se që nga fillimi i reshjeve është në terren së bashku me ekipet emergjente dhe drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Enver Shabani.

Gjithashtu Muharremaj ka bërë të ditur janë duke u marr me situatën e krijuar nga vërshimet ku edhe gjatë orëve të vona të natës është afër qytetarëve dhe në anën tjetër projektet tjera janë duke vazhduar sipas dinamikës së planifikuar.

Ai gjithashtu bëri të ditur se së bashku me ekipet e emergjencave është duke vazhduar vizitat e tij kudo që qytetarët kanë nevojë.

“Vizitat dhe angazhimin do ta vazhdojmë kudo ku është e nevojshme, deri në tejkalimin e kësaj situate” ka shtuar ai.