Situata drejt normalizimit në Suharekë, bie numri në 181 raste aktive me COVID-19

22.09.2021

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 173 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 7 viktima nga ky virus. Brenda 24 ore janë regjistruar 5 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës. Rastet pozitive me COVID-19 janë […]

Situata drejt normalizimit në Suharekë, bie numri në 181 raste aktive me COVID-19 Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 173 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 7 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 5 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Rastet pozitive me COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  29, Skenderaj  21, Ferizaj  18, Lipjan  12, Fushë Kosovë  10, Gllogoc  9, Mitrovicë  7, Vushtrri  7, Gjilan  7, Klinë  6, Malishevë  6, Podujevë  6, Suharekë  5, Kaçanik  5, Viti  4, Obiliq  4, Gjakovë  3, Prizren  3, Pejë  3, Kamenicë  2, Istog  2, Hani i Elezit  1, Dragash  1, Graçanicë  1, Novobërdë  1.

Po ashtu, janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto vende: Ferizaj  296, Prishtinë  220, Prizren  177, Pejë  102, Mitrovicë  95, Istog  68, Gjilan  67, Klinë  61, Rahovec  45, Suharekë  41, Malishevë  39, Lipjan  37, Shtime  31, Gllogoc  31, Kaçanik  29, Obiliq  19, Hani i Elezit  13, Skenderaj  11, Deçan  11, Vushtrri  11, Fushë Kosovë  6, Mamushë  5, Junik  4, Podujevë  4, Dragash  3, Graçanicë  3, Kamenicë  1, Viti  1, Novobërdë  1, Shtërpcë  1, Gjakovë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 7.635, prej tyre 181 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 159,328 raste nga 1,164,636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,912 raste të vdekjes.