Me të filluar mbledhja e fundit për vitin 2019 e asamblesë komunale në Suharekë deputeti i parlamentit të Kosovës, Ardian Shala është përshëndetur me kolegët asambleistë në Komunën e Suharekës.

Deputeti i parlamentit të Kosovës, Ardian Shala në fjalën e tij ka falënderuar asambleistët për bashkëpunimin e deritanishëm dhe i ka uruar për bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm.

Ai ka treguar se është i hapur për bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm me secilin nga asambleistët apo edhe qytetarët për çështjet që do të ngriten për Komunën e Suharekës në parlamentin e Kosovës.

Kujtojmë se Ardian Shala kryetar i degës së LDK-së ka fituar mandatin e deputeti duke nxjerrë LDK-në partinë e parë në Suharekë në zgjedhjet e 6 tetorit.