Si shkoi dita e I-rë e kufizimit të lëvizjes në Suharekë, flasin nga Policia

Mbrëmjen e së hënës Qeveria e Kosovës ka marr vendim të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve private, nga 24 mars 2020, gjatë orës 10:00 – 16:00 dhe prej orës 20:00 – 06:00.

Se si ka filluar të zbatohet ky vendim në Komunën e Suharekës tregon komandanti i stacionit policor në Suharekë, Afrim Sylaj.

Në një prononcim për SuharekaOnline komandanti Afrim Sylaj në mëngjes ka treguar se vendimi ka filluar të zbatohet edhe në Komunën e Suharekës dhe në bazë të zingjirit komandues.

E se si ka shkuar menaxhimi i situatës gjatë kufizimit të lëvizjes gjatë gjashtë orëve të para për SuharekaOnline tregon zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

LEXO EDHE:  Mbyllja e ambulantës gjatë orarit të punës në Bllacë, reagon drejtoresha Besa Kuqi

Osmanollaj ka bër të ditur se gjithçka ka shkuar ashtu siç edhe ishte planifikuar dhe se sot roli i Policisë së Kosovës ka qenë më shumë informues.

Ai gjithashtu tregoi se është vërejtur edhe një gatishmëri te qytetarët për zbatim të vendimit për çka edhe i ka falënderuar.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.