Masat kufizuese, si pasojë e pandemisë, kanë ndikuar edhe në punësim në nivelin lokal. Në të gjitha komunat e Kosovës ka rënie të kontributpaguesve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trusti).
Sipas Pakos Fiskale Emergjente, të bërë publike nga Qeveria e Kosovës26, parashihet edhe asistencë prej 170 euro në muaj për pagat e punëtorëve për ato shoqëri tregtare të cilat janë në vështirësi financiare (masa 3, pika a), si dhe asistencë financiare pej 130 euro në muaj për ata që e humbin vendin e punës.
Në bazë të këtyre masave, sipas ministrit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, deri më 13 maj 2020 janë humbur vetëm 1,400 vende të punës.
Por të dhënat e Trustit dëshmojnë se sa vende të punës janë prekur si pasojë e masave kufizuese për parandalimin e pandemisë dhe numrin e punëtorëve për të cilët nuk janë paguar kontributet pensionale.
Sipas një raporti të institutit GAP për ndikimin e pandemisë në nivelin lokal janë mbledhur edhe statistika të numrit të tatimpaguesve në secilën komunë për muajt dhjetor 2019, mars 2020 dhe prill 2020.
Kësisoj sipas të njëjtit raport në Komunën e Suharekës për muajin dhjetor 2019 numri i kontributpaguesve ishte 10763 ndërsa në muajin mars numri tyre ishte 3685 më pak ose 7078 kontributpagues.
Një rritje prej 1040 kontributpaguesve është shënuar një muaj më vonë, në muajin prill 2020 ose nga 7078 është rritur në 8118 kontributpagues.
Nëse krahasohet muaji prill me muajin dhjetor 2019 numri i kontributpaguesëve ka rënë prej 2645.
| 31 dhjetor 2019 | 31 mars 2020 | 30 prill 2020 | |
| Komuna Suharekë | 10763 | 7078 | 8118 |