Si pasojë e ngarkesës në komunikacion, Muharremaj njofton se mund të shfrytëzohet rruga unazore Reshtan-Shirokë

21.12.2020

Duke e marrë parasyshë tani kohën kur mërgimtarët kanë ardhur në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit, komunikacioni është tejngarkuar. E për të ikur nga kolonat e gjata Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar qytetarët se ata mund ta shfrytëzojnë rrugën unazore nga dalja e autostradës mes Reshtanit e Suharekës, në […]

Si pasojë e ngarkesës në komunikacion, Muharremaj njofton se mund të shfrytëzohet rruga unazore Reshtan-Shirokë Foto: Ilustrim

Duke e marrë parasyshë tani kohën kur mërgimtarët kanë ardhur në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit, komunikacioni është tejngarkuar.

E për të ikur nga kolonat e gjata Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar qytetarët se ata mund ta shfrytëzojnë rrugën unazore nga dalja e autostradës mes Reshtanit e Suharekës, në drejtim të Shirokës në Zonën Industriale.

Përmes një postimi në facebook, Muharremaj ka thënë “Megjithëse rruga është pak para asfaltimit, ajo mund t’ju shërbej për udhëtim, si rrugë e shkurtër që mos të mbeteni në kolonë në qytet”.

Njoftimi i plotë:

Duke pas parasyshë se tani komunikacioni është i tejngarkuar, ju mund të shfrytëzoni edhe rrugën unazore nga dalja e autostradës mes Reshtanit e Suharekës, në drejtim të Shirokës në Zonën Industriale.

Megjithëse rruga është pak para asfaltimit, ajo mund t’ju shërbej për udhëtim, si rrugë e shkurtër që mos të mbeteni në kolonë në qytet.

Bali Muharremaj