Si do të jetë moti në Suharekë të enjten?

29.01.2020

Vendi do të ndikohet të enjten nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. Sipas IHMK’së, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e […]

Si do të jetë moti në Suharekë të enjten? Foto: Ilustrim

Vendi do të ndikohet të enjten nga fushat e ajrit me presion të ulët atmosferik, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.