Shtyhet seanca gjyqësore ku KEDS po kërkon nga qytetari i Suharekës kompensimin e dëmit prej 3145 €
Mungesa e palëve ndërgjyqëse ka bërë që të dështoj seanca e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, për rastin ku kompania “KEDS” po kërkon kompensimin e dëmit material nga i padituri A.E. “KEDS” po kërkon nga i padituri A.E. t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar në shumën prej 3,145.34 euro dhe atë […]
Mungesa e palëve ndërgjyqëse ka bërë që të dështoj seanca e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, për rastin ku kompania “KEDS” po kërkon kompensimin e dëmit material nga i padituri A.E.
“KEDS” po kërkon nga i padituri A.E. t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar në shumën prej 3,145.34 euro dhe atë me kamatë ligjore deri në pagesën definitive, si dhe shpenzimet procedurale, raporton <<Betimi për Drejtësi>>.
Gjykatësi Shaban Zeqiri bëri të ditur se gjykata nuk ka prova që palët janë ftuar në mënyrë të rregullt për seancën e së mërkurës.
Ndërsa seanca e radhës tha se nuk do të caktohet, deri në një njoftim të ri nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK).
Sipas padisë së ushtruar më 7 shtator 20116, ndërmarrja “KEDS” po kërkon nga i padituri A.E., kompensimin e dëmit në shumën në lartësi prej 3,145,24 Euro.
Ndryshe, sipas padisë, i padituri prej datës së pavërtetuar e deri më 2 shkurt 2013, me qëllim që vetës t’i sjellë pasuri të kundërligjshme, duke shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë të paautorizuar, duke e keqpërdorur njehsorin e elektrik, ka manipuluar duke e shfrytëzuar energjinë elektrike në mënyrë të paautorizuar, ku energjia e shfrytëzuar nuk është regjistruar.