Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për mosmbulimin e pusetave në fshatin Shirokë, si pasojë kishte rënë një person

16.07.2021

Mungesa e të dëmtuarës M.G, ka bërë që të dështoj gjykimi në rastin ku personi juridik “Hidroregjioni Jugor” në Prizren dhe përfaqësuesi i tij I.K po akuzohen se kanë kryer veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”. I autorizuari i të dëmtuarës, avokati Sehad Haliti ka njoftuar gjykatën se e dëmtuara M.G gjendet në […]

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për mosmbulimin e pusetave në fshatin Shirokë, si pasojë kishte rënë një person Foto: Gjykata Themelore e Prizrenit dega Suharekë / SuharekaOnline

Mungesa e të dëmtuarës M.G, ka bërë që të dështoj gjykimi në rastin ku personi juridik “Hidroregjioni Jugor” në Prizren dhe përfaqësuesi i tij I.K po akuzohen se kanë kryer veprën penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.

I autorizuari i të dëmtuarës, avokati Sehad Haliti ka njoftuar gjykatën se e dëmtuara M.G gjendet në Gjermani, për çka ka propozuar që seanca e djeshme të mos mbahet.

Prokurori Labinot Jetishi dhe të akuzuarit nuk e kanë kundërshtuar propozimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi Robert Tunaj e ka obliguar avokatin Haliti që për praninë e të dëmtuarës në Kosovë, ta njoftoj gjykatën me anë të një parashtrese.

Në këto rrethana, seanca është shtyrë në kohë të pacaktuar.

Sipas aktakuzës së ngritur më 14 nëntor 2018 nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, K.R.U “Hidroregjioni Jugor” SH.A në cilësinë e personit juridik dhe I.K në cilësinë e personit përgjegjës të kësaj kompanie, nuk i ndermarrin veprimet e nevojshme te inspektimit dhe sigurimit të rrjetit të pusetave në fshatin Shirokë, në atë mënyrë që si rrjedhojë e këtij mosveprimi, shkaktojnë rrezik potencial për jetën e njerëzve të cilët frekuentojnë rrugën e fshatit Shirokë, ku më 30 gusht 2017 rreth orë 8:50 në një pusetë të pambuluar me kapak sigurues dhe pa ndonjë shenjë të paralajmërimit të rrezikut bie e dëmtuara M.G, e cila pëson lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme të shëndetit.

Për këtë, ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “asgjësimin, dëmtimin ose heqjen e instalimeve” nga neni 366 paragrafi 2 i Kodit Penal./BetimipërDrejtësi/