Shtetasi i Shqipërisë i arrestuar në Suharekë, kërkohej nga INTERPOL-i

20.01.2021

Një person është arrestuar sot, në Suharekë. Forca të shumta të policisë civile, të mbështetura edhe nga njësitet e specializuara kanë kryer arrestimin e personit të dyshuar. Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, duke u mbështetur në hetime paraprake, sot më, 21.01.2021, ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit me […]

Shtetasi i Shqipërisë i arrestuar në Suharekë, kërkohej nga INTERPOL-i Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar sot, në Suharekë. Forca të shumta të policisë civile, të mbështetura edhe nga njësitet e specializuara kanë kryer arrestimin e personit të dyshuar.

Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me INTERPOL-in, duke u mbështetur në hetime paraprake, sot më, 21.01.2021, ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar.

Personi kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes INTERPOL-it. Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë.

I njëjti ishte në kërkim nga INTERPOL Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’. I arrestuari është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohet procedurat e parapara për rastet e tilla.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, luftimin e dukurive kriminale , POR edhe e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit policor me organizata policore si INTERPOL-in në këtë rast.

Ndërsa SuharekaOnline mëson se personi i arrestuar S.L (emër i njohur për redaksinë) në gusht të vitit 2019 ishte kontakti i fundit i një 21 vjeçare A.Gj. nga Burreli e cila kishte humbur kontaktin me familjen e saj dhe për herë të fundit ishte parë me S.L.

Nga familja ishte bërë e ditur se vajza ishte larguar me S.L. me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie 1 vit më parë.

Ajo i’u kishte shprehur dëshirën familjarëve se donte të udhëtonte drejt Sarandës me S.L., ku do të punonte në një lokal. Ishte një ditë e nxehtë gushti kur vajza u largua pa njoftuar asnjë. Babai i saj ka kërkuar informacion edhe nga familjarët e S.L., të cilët kanë pohuar se edhe ato nuk kanë asnjë informacion as për vendodhjen e djalit të tyre, S.L., prej gushtit të vitit të kaluar. Të merakosur familja e 21- vjeçares kanë bërë denoncim edhe në policinë e Klosit për shkak se ka kaluar afro 1 vit dhe ende nuk kanë patur asnjë kontakt me vajzën e tyre, shkruan SuharekaOnline.

Sipas së motrës së saj personi me të cilin A.Gj. u largua, S. L. është një person problematik dhe dyshimet e saj janë se të motrën e kanë mashtruar dhe se e kanë futur në ndonjë rrugë të keqe.