Shtetasi i Kroacisë sulmon një person në Suharekë

01.11.2021

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se një shtetas i Kroacisë ka sulmuar një person në qytetin e Suharekës. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:10, në Suharekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. “Suharekë, 31.10.2021 – 19:10. Është raportuar se i dyshuari […]

Shtetasi i Kroacisë sulmon një person në Suharekë Foto: Ilustrim

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se një shtetas i Kroacisë ka sulmuar një person në qytetin e Suharekës.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 19:10, në Suharekë.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Suharekë, 31.10.2021 – 19:10. Është raportuar se i dyshuari mashkull kroat ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.