Shtëpia e të moshuarve në Gjinoc, do ti ketë 500 shtretër

Shtëpia e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës e cila pret investimin prej 2.3 milionë eurove që është investim i shoqatës “Jetimat e Ballkanit” pritet që të jetë një qendër për personat pa përkujdesje familjare.

Ditë më parë në një ceremoni solemne të organizuar nga Komuna e Suharekës u bë përurimi i punimeve për këtë shtëpi.

Në fjalimin e tij Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, tha se kjo ditë nuk është e veçantë vetëm për Suharekën por, për të gjithë Kosovën.

Shtëpia e të moshuarve në Gjinoc do të ofrojë shërbime për personat pa përkujdesje familjare dhe do të ketë 500 shtretër.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.