Shtabi Emergjent në Komunën e Suharekës, pas analizës së situatës së krijuar ka vendosur të realizohen këto masa:
- Ndalohen tubimet publike kudo në tërë territorin e Komunës së Suharekës. Ju lutem qëndroni në vendbanimet tuaja (Shtëpi, banesa, etj) dhe asesi të mos lëvizni pa një arsyje emergjente;
- Kërkohet nga Policia që të veprohet kudo ku shihen tubime, përfshirë edhe ato në natyrë të hapur;
- Në institucionet komunale të gjithë punonjësit mbi moshën 60 vjeçare, lirohen nga puna deri në një vendim të ardhshëm;
- “Lagjia e Re” (Sllogja) në qytet nga i cili vjen edhe rasti i parë, do ta ketë kontrollin e rreptë të institucioneve shëndetësore dhe të sigurisë, derisa të kontaktojmë me institucionet relevante për vendime të reja;
- Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që urgjentisht të na furnizoj me materialet e nevojshme.
- Ju lutemi qëndroni në shtëpi, sepse kjo ua shpëton jetën.