Shqipron Bytyçi i AAK-së: Muharremaj nuk ka pasur pazare me asnjë parti, qytetarët nuk janë dele

21.10.2021

Ardian Shala me bindje të plotë i ka quajtur pazare, për faktin se sipas tij PDK për asamble ka vota më shumë sesa për kryetar. Gjithashtu sipas tij këto dyshime i bazon edhe në angazhimet e kryetarëve të nëndegëve të PDK-së që kanë bërë të pamundurën ti ndihmojnë kandidatit të AAK-së. Lidhur me këto pretendime […]

Shqipron Bytyçi i AAK-së: Muharremaj nuk ka pasur pazare me asnjë parti, qytetarët nuk janë dele Foto: Ilustrim

Ardian Shala me bindje të plotë i ka quajtur pazare, për faktin se sipas tij PDK për asamble ka vota më shumë sesa për kryetar. Gjithashtu sipas tij këto dyshime i bazon edhe në angazhimet e kryetarëve të nëndegëve të PDK-së që kanë bërë të pamundurën ti ndihmojnë kandidatit të AAK-së.

Lidhur me këto pretendime të Ardian Shalës ka reaguar kryetari i rinisë së AAK-së në Suharekë, Shqipron Bytyçi.

Bytyçi i ka quajtur absurde pretendimet se Muharremaj ka marr vota nga partitë e tjera, pasiqë sipas tij qytetarët – votuesit nuk janë pronë e asnjë partie, ata votojnë sipas bindjes së tyre e jo sipas bindjes së partisë në të cilën kanë qenë antarë ndonjëherë ose e kanë votuar ndonjëherë, asnjëra parti nuk ka të drejta autoriale mbi një pjesë të qytetarëve për me i kontrollu bindjet e tyre.

“Kështu që është total absurde si deklaratë me thanë se ka pas pazare me atë apo këtë parti, qytetarët nuk janë dele me i drejtu kah të do partia” ka shtuar Bytyçi.

Tutje ai ka thënë se Bali Muharremaj ka pas marrëveshje vetëm me qytetarët e Suharekës, ka pas koalicion me ta për 4 vite, dhe si pasojë e kësaj kemi këtë rezultat sot.