Shqipëria hap arkivën në bibliotekën e qytetit në Suharekë

06.04.2022

Të gjithë qytetarët, studiuesit, studentët, nxënësit dhe palët e interesit mund të furnizohen me informacione të ndryshme të materialit arkivor që nga koha e shekullit të V e këndej. Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj,Mihrije Suka, drejtoresha e Kulturës znjsh.Lorika Gashi dhe drejtori i Arsimit z.Remzi Bajselmani e po ashtu edhe profesori i historisë z.Xhemajli […]

Shqipëria hap arkivën në bibliotekën e qytetit në Suharekë Foto: Ilustrim

Të gjithë qytetarët, studiuesit, studentët, nxënësit dhe palët e interesit mund të furnizohen me informacione të ndryshme të materialit arkivor që nga koha e shekullit të V e këndej.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj,Mihrije Suka, drejtoresha e Kulturës znjsh.Lorika Gashi dhe drejtori i Arsimit z.Remzi Bajselmani e po ashtu edhe profesori i historisë z.Xhemajli Shala së bashku me zyrtarë të bibliotekës, kanë pritur delegacionin e Arkivit shtetëror të Shqipërisë, për t’a bërë përurimin e këtij këndi shumë me interes për të gjithë qytetarët në përgjithësi e për studiuesit e historisë dhe jo vetëm në veçanti.

Andaj, Komuna e Suharekës i bënë thirrje të gjithë të interesuarve, që të shkojnë në bibliotekë dhe të furnizohen me informacione nga arkivi historik shqipëtar, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.