Shqetësuese, vetëm për dy javë 5 kanosje në Suharekë

24.06.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i kanosjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i kanosjeve. Kanosje të tilla e të shumta […]

Shqetësuese, vetëm për dy javë 5 kanosje në Suharekë Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i kanosjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i kanosjeve.

Kanosje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e kanosjeve të cilat kanë ndodhur gjatë dy javëve të para të muaji qershor në Komunën e Suharekës.

Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë dy javëve në Suharekë kanë ndodhur 5 kanosje.

Kështu ka bërë të ditur edhe shefi i sektorit të operativës, toger Bashkim Gashi, në takimin e sigurisë lokale të mbajtur më 17 qershor.