Shqetësuese, vetëm në maj e qershor 20 vjedhje në Suharekë

18.06.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e para […]

Shqetësuese, vetëm në maj e qershor 20 vjedhje në Suharekë Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve, ku vetëm dy javët e para të muajit qershor ndodhën 8 vjedhje.

Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në muajin maj si dhe në dy javët e para të muajit qershor.

Për këtë periudhë kohore në Suharekë kanë ndodhur 20 vjedhje.

Gjatë muajit maj të vitit 2021 ndodhën 12 vjedhje, 6 në dy javët e para dhe 6 në dy javët e fundit të majit, ndërsa në dy javët e para të qershorit ndodhën 8 vjedhje.

MuajiNr. i vjedhjeve në Komunën e Suharekës
Maj12
Dy javët e para
të qershorit
8
TOTAL20