Shqetësuese, për 5 muaj 60 aksidente në Suharekë

Shqetësuese, për 5 muaj 60 aksidente në Suharekë
Çlirim Gashi

14.06.2021 / Suhareka

Pavarësisht apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje, kështu bëhet e ditur edhe përmes raporteve ditore të policisë.

Të shtunën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 55 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 19 të tjera me persona të lënduar dhe 35 me dëme materiale raporton SuharekaOnline.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e aksidenteve për periudhën kohore janar-maj në Komunën e Suharekës.

Sipas statistikave bëhet e ditur se gjatë muajve janar-maj në Komunën e Suharekës kanë ndodhur gjithsej 60 aksidente trafiku.

Në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, e kryesuar nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, komandanti i Policisë së Kosovës në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka raportuar për rastet që kanë ndodhur në muajin maj.

LEXO EDHE:  Shqetësuese, për vetëm pesë ditë, ndodhën mbi 400 aksidente trafiku në Kosovë

Sylaj ka bërë të ditur se vetëm në dy javët e para të muajit maj në Suharekë kanë ndodhur 7 aksidente trafiku, ndërsa në dy javët e fundit të majit në këtë komunë ndodhën 8 aksidente.

MuajiNr. i aksidenteve në Komunën e Suharekës
Janar13
Shkurt12
Mars8
Prill12
Maj15
TOTAL60

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit