Shqetësuese, për 4 muaj 14 raste të dhunës në familje në Suharekë

01.06.2021

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të dhunës në familje që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve të dhunës […]

Shqetësuese, për 4 muaj 14 raste të dhunës në familje në Suharekë Foto: Ilustrim

Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i rasteve të dhunës në familje që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.

Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i rasteve të dhunës në familje, ku vetëm dy javët e fundit të muajit prill ndodhi një rast i dhunës në familje.

Raste të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.

SuharekaOnline ka grumbulluar statistikat e rasteve të dhunës në familje të cilat kanë ndodhur këtë vit në periudhën janar-prill në Komunën e Suharekës.

Për katër muaj, në Komunën e Suharekës kanë ndodhur 14 raste të dhunës në familje.

Gjatë muajit janar të vitit 2021 ndodhi një rast i dhunës në familje, në shkurt 6 raste të tilla, në mars një rast dhe në prill 6 raste të dhunës në familje./SuharekaOnline/

MuajiNr. i rasteve të dhunës në familje në Komunën e Suharekës
Janar1
Shkurt6
Mars1
Prill6