Shqetësuese, mbi 760 raste aktive me COVID-19 në Suharekë

04.09.2021

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 26 mijë. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar […]

Shqetësuese, mbi 760 raste aktive me COVID-19 në Suharekë Foto: Ilustrim

Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Po ashtu edhe numri i vdekjeve është shqetësues. Ndërkohë numri i rasteve aktive tashmë ka kaluar mbi 26 mijë.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 1,448 raste pozitive me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 26 viktima nga ky virus.

Brenda 24 ore janë regjistruar 34 raste me COVID-19 në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve pozitive me COVID-19 janë: Prishtinë  277, Prizren  139, Podujevë  113, Ferizaj  89, Pejë  77, Fushë Kosovë  72, Mitrovicë  66, Skenderaj  65, Gjakovë  63, Lipjan  60, Gllogoc  53, Klinë  50, Malishevë  49, Viti  44, Gjilan  36, Suharekë  34, Vushtrri  30, Obiliq  18, Shtime  18, Kamenicë  15, Istog  15, Dragash  15, Deçan  13, Rahovec  12, Kaçanik  10, Hani i Elezit  9, Mamushë  3, Novobërdë  3.

Po ashtu, janë shëruar 1,421 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 120,892 raste.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Prishtinë  303, Fushë Kosovë  209, Gjilan  157, Ferizaj  103, Mitrovicë  80, Gllogoc  78, Lipjan  68, Prizren  66, Malishevë  55, Suharekë  50, Vushtrri  48, Kaçanik  43, Viti  40, Dragash  29, Shtime  29, Pejë  25, Deçan  13, Hani i Elezit  11, Istog  4, Zubin Potok  3, Graçanicë  3, Podujevë  2, Kllokot  1, Klinë  1.

Kurse numri i rasteve aktive është 26.525, prej tyre 769 raste aktive në Komunën e Suharekës.

Numri total i rasteve pozitive është 150,001 raste nga 1,021,404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,584 raste të vdekjes.