Shqetësuese, gjatë korrikut 4 vetura të vjedhura në Suharekë
Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin. Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve. Vjedhje të tilla e të shumta […]
Mbetet ende shqetësuese fakti se vazhdon të ketë rritje numri i vjedhjeve që ndodhin në Suharekë si dhe në gjithë vendin.
Në çdo takim të sigurisë lokale që mbahet me nënkryetaren e Komunës së Suharekës, përfaqësuesve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës çdo herë është prezent numri i vjedhjeve.
Vjedhje të tilla e të shumta të cilat kanë ndodhur kohëve të fundit kanë bërë që Policia e Kosovës të rris masat për parandalimin e këtyre veprave.
SuharekaOnline ka grumbulluar statistika të vjedhjeve të veturave të cilat kanë ndodhur gjatë muajit korrik në Komunën e Suharekës.
Sipas këtyre statistikave bëhet e ditur se gjatë muajit korrik në Suharekë kanë ndodhur 4 vjedhje të veturave.
Më 3 korrik në fshatin Leshan të Suharekës është raportuar për një rast të vjedhjes së automjetit të tipit “Citroen” me me targa vendore.
Ndërsa më 13 korrik një qytetari të fshatit Peqan i janë vjedhur dy vetura, të cilat gjendeshin në garazhin e shtëpisë së tij.
Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.
Ai ka bërë të ditur se viktima e ka raportuar rastin rreth orës 07:00 të mëngjesit duke treguar se vetura e tipit Volkswagen Polo ngjyrë hiri dhe Opel Corsa ngjyrë e kaltër të dyja me targa të Kosovës nuk gjendeshin në garazh.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
Ndërsa rasti tjetër i vjedhjes së veturës ka ndodhur më 17 korrik, ku ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij të cilën e kishte parkuar në rrugën “Ibrahim Llutfiu” në Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar për SuharekaOnline zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.
Osmanollaj ka bërë të ditur se sipas ankuesit është raportar se rreth orës 15:00 kishte parkuar automjetin e tipit Opel Corsa ngjyrë vjollcë metalike në rrugën “Ibrahim Llutfiu” në Suharekë dhe se e njëjta i është vjedhur nga persona të panjohur.
Sipas zëdhënësit njësia policore është duke e hetuar rastin.