Shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, Bali Muharremaj iu ofron mbështetje

I pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se pas shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj e ka kontaktuar kryetarin e kësaj komune, Agim Aliun.

Muharremaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka kontaktuar Kryetarin e Komunës së Ferizajit, Agim Aliun për t’i ofruar mbështetje, pas shpërthimit të bombolës së gazit në një lokal.

Gjithashtu, Muharremaj iu ka uruar shërim të plotë të qytetarëve të cilët janë lënduar si pasojë e këtij shpërthimi.

Shkrimi i plotë i kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj pa ndërhyrje:

Me shqetësim sapo kuptova lajmin për shpërthimin e bombolës së gazit në Ferizaj, e kam kontaktuar përmes telefonit Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu për t’i ofruar gjithë mbështetjen tonë në këtë situatë kritike. Në bashkëndjejmë me familjarët e të lënduarve, duke shpresuar në shërimin e plotë të qytetarëve të lënduar.

Rikujtojmë se gjatë ditës së sotme në një lokal të qytetit të Ferizajit kishte shpërthyer një bombol gazi, ku si pasojë ishin lënduar 42 persona prej të cilëve 14 janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre janë në trajtim intensiv si pasojë e plagëve të marra.

RAPORTO