Shpërndarja e covid-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 5-ta me gjithsej 33 raste

Kosova tashmë numëron 510 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 93. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Komuna e Ferizajnit me 81 raste, Malisheva me 70 raste, Prishtina me 57 raste, Vitia me 34 raste, Suhareka me 33 raste.

Sipas të dhënave, në këto komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur edhe burime të infeksionit.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Komuna e Suharekës renditet e 5-ta me 33 qytetar të prekur me covid-19, 1 të shëruar dhe 1 të vdekur.

RAPORTO