Shpërndarja e covid-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 17-ta me gjithsej 79 raste

Të hënën, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.

Nga 142 raste me covid-19, 3 (tre) raste janë konfirmuar në Komunën e Suharekës.

Deri më tani Prishtina prin me 1880 raste të konfirmuara. Pastaj renditet Vushtrria me 445 raste të konfirmuara. Komuna e tretë për nga numri më i madh i rasteve të identifikuara është Ferizaji me gjithsej 427 raste.

Komuna e Suharekës renditet e 17-ta dhe deri më tani ka gjithsej 79 raste të identifikuara me COVID-19, ku prej tyre 2 raste kanë përfunduar me vdekje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.