Shpërndarja e covid-19 nëpër komuna, Suhareka renditet e 10-ta me gjithsej 14 raste

Kosova tashmë numëron 337 raste pozitive me sëmundjen e COVID-19 me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63. Nga rastet e konfirmuara pozitive, sipas komunave prin Komuna e Malishevës me 69 raste.

Sipas të dhënave, në këtë komunë janë prekur dhjetë fshatra, ndërsa ka pasur katër burime të infeksionit.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Komuna e Suharekës renditet e 10-ta me 14 qytetar të prekur me covid-19, 1 në Suharekë (tashmë i shëruar), 2 raste të tjera nga Bllaca, 2 nga Vraniqi, 3 nga Studençani, 5 nga Semetishti dhe 1 që gjendet në Qendrën e Studentëve.

RAPORTO