Shpërndahen 2.082 palë atlete për nxënësit e shkollave të mesme në Suharekë

01.04.2021

Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë shpërndarë mbi 2 mijë palë atlete për nxënësit e tri shkollave të mesme. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me Drejtorin e Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë 2,082 palë atlete për nxënësit e shkollave të mesme në […]

Shpërndahen 2.082 palë atlete për nxënësit e shkollave të mesme në Suharekë Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së enjte në Komunën e Suharekës janë shpërndarë mbi 2 mijë palë atlete për nxënësit e tri shkollave të mesme.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me Drejtorin e Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë 2,082 palë atlete për nxënësit e shkollave të mesme në Suharekë.

Muharremaj ka bër të ditur se ky është donacion nga një organizatë italiane për nxënësit e tri shkollave të mesme, Gjimnazin ”Jeta e re”, në shkollën teknike ”Skender Luarasi” dhe në shkollën profesionale në Shirokë ”Abdyl Rama”, raporton SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë:

Janë shpërndarë 2082 palë atlete sportive, për secilin nxënës/se të tri shkollave të mesme në Komunën e Suharekës.

Ky është donacion nga një organizatë italiane të cilën e falenderojmë për këtë gjest humanitar.

Angazhimi ynë nuk do të ndalet që ta realizojmë më të mirë për qytetarët tanë.