Shpenzime marramendëse, Komuna e Suharekës për dy muaj shpenzoi mbi 13 mijë e 400 euro për dreka jozyrtare

19.06.2023

Në shpenzimet e periudhës prill dhe maj 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojn edhe shpenzimet për dreka jozyrtare. Në bazë të raportit të publikuar në webfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin prill dhe maj të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një shifër […]

Shpenzime marramendëse, Komuna e Suharekës për dy muaj shpenzoi mbi 13 mijë e 400 euro për dreka jozyrtare Foto: Ilustrim

Në shpenzimet e periudhës prill dhe maj 2023, sipas njësive buxhetore dhe kodeve ekonomike të Komunës së Suharekës, ndër tjerash figurojn edhe shpenzimet për dreka jozyrtare.

Në bazë të raportit të publikuar në webfaqen e Komunës së Suharekës figuron që në muajin prill dhe maj të vitit 2023, Komuna e Suharekës ka shpenzuar një shifër marramendëse për dreka jozyrtare, e cila arrinë vlerën prej 13,402.99 euro, shkruan SuharekaOnline.

Në të dhënat që ka siguruar redaksia e SuharekaOnline bëhet e ditur se në muajin prill Komuna e Suharekës ka shpenzuar 1,488.60 euro për drej jo zyrtare. Shpenzime më të mëdha për dreka jozyrtare gjatë muajit prill 2023, ka bërë Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, e cila kap vlerën 708.60 euro.

Njësia BuxhetoreDreka jozyrtare, prill 2023
Zyra e Kryetarit708.60 euro
Administrata 160.00 euro
Inspekcioni70.00 euro
Zyra e Kuvendit Komunal110.00 euro
Buxheti170.00 euro
Shërbimet Publike90.00 euro
Planifikimi Urbanizmi Inspekcioni70.00 euro
Administrata110.00 euro
TOTALI:1,488.60 EURO

Shpenzimet për drekat jozyrtare në muajin maj 2023, kanë shënuar rritje të madhe në Komunën e Suharekës të cilat janë regjistruar në vlerë prej 11,914.39 euro, ku prej tyre 9.356,66 euro janë shpenzuar nga Arsimi Parafillor, Arsimi Fillor dhe ai i Mesëm. Poashtu, në muajin maj të këtij viti zyra e kryetarit ka bërë shpenzime në vlerë prej 645.07 euro.

Pra, nga të dhënat e publikuara në webfaqen e Komunës së Suharekës, Zyra e Kryetarit, Bali Muharremaj, për dy muaj ka shpenzuar 1,353.67 euro për drekat jozyrtare.

Njësia BuxhetoreDreka jozyrtare, maj 2023
Zyra e Kryetarit645.07 euro
Administrata259.24 euro
Inspekcioni70.00 euro
Zyra e Kuvendit Komunal110.00 euro
Buxheti268.55 euro
Shërbimet Publike70.00 euro
Bujqësia140.00 euro
Shërbimet Kadastrale 100.00 euro
Planifikimi Urbanizmi Inspekcioni70.00 euro
Administrata150.00 euro
Shërbimet e Kujdesit Primar207.06 euro
Shërbimet Kulturore149.00 euro
Administrata280.10 euro
Arsimi Parafillor711.44 euro
Arsimi Fillor8,447.32 euro
Arsimi i Mesëm197.90 euro
TOTALI:11,914.39 EURO
Muaji/Viti Shuma e shpenzuar për drekat jozyrtare nga Komuna e Suharekës
Prill/20231,488.60 euro
Maj/202311,914.39 euro
TOTALI:13,402.99 EURO