Shpallet konkursi për regjistrimin e nxënësve të klasave të dhjeta në SHMT “Skënder Luarasi”

Sot në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi” në Suharekë është shpallur konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasat e 10-ta për vitin shkollor 2019/2020.

Në këtë konkurs të shpallur janë 4 drejtime të cilat nga këto drejtime secila ka më së paku 2 profile.

Po ashtu këtë lajm e ka bërë të ditur edhe stafi i Shkollës përmes një postimi në llogarin e tyre në Facebook, ku thuhet se “Sot ka filluar regjistrimi për klasë të X-ta për vitin shkollor 2019/2020 në SHMT “Skënder Luarasi” – Suharekë”.

Për secilin profil numri që kanë mundësi të regjistrohen është 24 nxënës.

Ky konkurs për regjistrimin e nxënësëve të klasave të dhjeta është i hapur nga data 24 deri me datën 26 Qershor 2019, duke filluar nga ora 08:00 deri në 16:00.

Drejtimet të cilat mund të aplikohet në këtë konkurs janë:
Elektronikë (Informatikë, Instalues Elektrik, Makina Elektrike, Mekatronikë), Ndërtimtari (Gjeodezi, Ndërtimtari, Arkitekturë), Makineri (Automekanik, Saldator, Instalues i ngrohjes dhe klimatizimit, Mekanik i makinave, Trafik Rrugorë), Tekstil (Rrobaqepësi dhe Dizajn i tekstilit dhe veshjeve).

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.