Shkuan me vetura në trajnim, gati 6 javë punëtor nga Suhareka kanë mbetur të shpërndarë në Evropë

Masat parandaluese kundër COVID-19 për mbylljen e kufijve ka bërë që 9 punëtorët e kompanisë “Muqa Solar Company” të cilit ishin në një trajnim jashtë vendit kanë ngelur të shpërndarë në Zvicër, Gjermani e Austri.

Që nga 12 marsi 2020 9 punëtor të kësaj kompanie kanë mbetur jashtë Kosovës ku fillimisht kishin shkuar me dy vetura për të marr pjesë në trajnim.

Në një bisedë telefonike për SuharekaOnline pronari dhe drejtori i kompanisë, Xhevat Muqa, ka treguar se kanë bërë kërkesë në Ambasadën e Kosovës në Cyrih fillimisht para 4 jave atyre u është thënë se ka mundësi që ata të kthehen në këtë fundjavë në Kosovë.

Mirëpo për shkak të numrit të madh të pasagjerëve të cilët kanë mbetur në zona neutrale në aeroporte.

Për 5 punëtorët nga Suhareka, 1 nga Rahoveci, 1 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Ferizaji ndoshta fati më i madh në këtë pandemi është se janë duke qëndruar tek familjar pasi që dihet se shpenzimet janë tejet të mëdha për një periudhë kaq të gjatë.

“Pasi që ne më 8 mars u nisëm 9 persona nga kompania ‘Muqa Solar’ për një trajnim në Austri dhe pastaj në Gjermani. Kur ne i përfunduam trajnimet tona në Austri dhe Gjermani kisha edhe dy takime në javën tjetër në Gjermani dhe gjysma e punëtorëve u nisën për në Kosovën dhe ngelën në Zvicër dhe kur e pamë që po mbyllen kufijtë në tërë Evropën i kam lënë takimet që kam pasur të angazhuara në Gjermani jemi nisur edhe ne dhe kemi ardhur në Zvicër. Tani jemi 7 persona në Zvicër një person në Cyrih dhe 2 të tjerë në Llozan. Arkitektja jonë në Vjenë, kurse inxhinierja jonë në Mynhen. Të tërë punëtorët kemi ngelur këtu dhe tani po presim se çfarë po ndodh me ne”, tha ai.

Xhevat Muqa ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që t’ua heqin shpenzimet e udhëtimit për t’u kthyer në Kosovë. Muqën po e shqetëson edhe fakti që në momentin që kthehet në Kosovë do të vendoset në karantinë për çka ai kërkon një bashkëpunim me qëllim që ata të mos i nënshtrohen karantinimit, kjo për faktin se në karantinë sipas tij po ndodhin probleme, rrahje e të ngjashme.

Ai gjithashtu ka treguar se përmes Odës së Afarizmit të Kosovës kanë kërkuar që Ministria e Punëve të Jashtme të ua mundësoj kthimin me vetura në mënyrë që të pajisen me dokumentacion që ua lejon kalimin transit nëpër shtetet deri në Kosovë.

Një problem tjetër sipas Xhevat Muqës është fakti se tashmë 3 punëtorëve veçse u ka kaluar afati i lejuar i qëndrimit në vizat që kanë.

Më 17 mars, Ministria e Shëndetësisë ajo e Infrastrukturës dh e Ambientit, dhe ajo e Punëve të Jashtme kanë apeluar që të gjithë qytetarët që ndodheshin jashtë vendit kur janë mbyllur kufijtë si masë parandaluese ndaj COVID-19, të lajmërohen në ambasadat e Kosovës.

RAPORTO