Shkruajnë mediat zvicerane, polici nga Suhareka ndihmon gruan zvicerane

Në një artikull të kushtuar rastit të plaqkitjes së gruas zvicerane në Suharekë, se si një polic nga Suhareka(Blerim Kuqi) ka strehuar dhe ka ndihmuar gruan zvicerane është bërë lajm edhe në prestigjiozen zvicerane Blick.ch.

Raportim ky nga Herolind Bytyçi për <<Blick.ch>> ka treguar punën profesionale të Policisë së Kosovës, e cila brenda pak orësh ka arritur të identifikojë dhe të arrestoj dy të dyshuarit e përfshirë në plaqkitjen e gruas zvicerane në Suharekë.

Më tutje raportimi tregon se pavarësisht rastit fatkeq që i kishte ndodhur shtetases zvicerane, diçka e mirë kishte ndodhur, një polic i Kosovës nga Suharek (Blerim Kuqi) kishte treguar vlerat më të mëdha të humanizmit dhe të mikpritjes duke i ofruar strehim dhe përkujdesje derisa ajo kishte marr fluturimin për në Zvicër.

LEXO EDHE:  Kryeziu: Lëvizjet gjatë pushimeve shihen si bartës kryesor të COVID-19

Shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë i cili me një grup të organizuar ka plaqkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme 3000 cHF, dokumentat dhe gjithçka që ajo kishte.

Në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova, shkruan SuharekaOnline.

Gjësendet e shtetases zvicerane janë gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa e njëjta pasi është pajisur me dokumentacion të ri në ambasadën zvicerane ka udhëtuar për Zvicër.

Lajmin e plotë mund ta lexoni këtu <<Blick.ch>>

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.