Shkollat në Komunën e Suharekës respektojnë vendimin e SBASHK’ut, nuk mbajnë mësim

30.11.2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premtën më 27 nëntor, 2020 përmes njē shkrimi kishte bërë të ditur se dita e hënë është ditë pune për të gjitha institucionet shtetërore. Madje, Hoti kishte thënë se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në […]

Shkollat në Komunën e Suharekës respektojnë vendimin e SBASHK’ut, nuk mbajnë mësim Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premtën më 27 nëntor, 2020 përmes njē shkrimi kishte bërë të ditur se dita e hënë është ditë pune për të gjitha institucionet shtetërore.

Madje, Hoti kishte thënë se në të gjitha institucionet shtetërore, në institucionet arsimore në të gjitha nivelet, do të punohet me orar të rregullt, në përputhje me masat anti Covid të ndërmarra nga Qeveria.

Mirëpo, këtij vendimi nuk i është përmbajtur Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës e cila pas njoftimit të kryeministrit Hoti kishte dalë me një njoftim se të hënën (30) nëntor, 2020 do të jetë ditë pushimi.

Gjithashtu, edhe drejtori i DKA-së në Suharekë, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline kishte bërë të ditur se të hënën në shkollat e Komunës së Suharekës do të jetë ditë pushimi  kjo në bazë të planit shkollor nga Ministria e Arsimit.

Se e hëna duhet të jetë ditë pushimi shkruhet edhe në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin 2020/2021.