Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”: Nga e hëna fillon mësimi online

Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga Coronavirusi COVID-19, Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, ka njoftuar se nga e hëna për nxënësit e kësaj shkolle do të fillojë mësimi online.

Përmes një njoftimi SHMT “Skënder Luarasi” ka bërë të ditur se mësimi online do të bëhet përmes platformës elektronike “Google Classroom”.

Ndërsa për më shumë detaje rreth kësaj, nxënësit e kësaj shkolle duhet të kontaktojnë me kujdestarët e tyre.

Po ashtu Shkolla e Mesme Teknike ka bërë thirrje që të qëndroni në shtëpi, por mos të ndalet mësimi.

Njoftimi i plotë i SHMT “Skënder Luarasi”:

Të dashur mësimdhënës dhe nxënës të shkollës sonë, gjendja e shkaktuar nga virusi Covid-19, na ka shqetësuar të gjithëve.

LEXO EDHE:  Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste për COVID-19, asnjë nga Suhareka!

Ne të gjithë jemi te vetëdijshëm për pasojat nëse nuk i respektojmë rregullat, andaj të qëndrojmë në shtëpi.

Mirëpo të mos e ndalim mësimin.
Nga e hëna do të fillojë mësimi online me platformën elektronike google classroom. Për detaje, nxënësit të bisedojnë me kujdestarët e tyre.

Panik jo!
Kujdes po!

Ta ruajmë shëndetin, ta ruajmë qetësinë, të falim dashuri sepse ditë të mira do të vijnë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.