Përmes një njoftimi për media Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët e Suharekës që sot do të ketë ndërprerje nltë furnizimit me ujë të pijes.

Në njoftim bëhet e ditur se ndërprerja e furnizimit vjen si rezultat i punimeve në sheshin e qytetit.

“K.R.U. “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët e Suharekës se për shkak të zhvillimit të punimeve në sheshin e qytetit, me datë: 27.06.2020 (e shtunë), do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për pjesën më të madhe të qytetit nga ora 08:00 deri në ora 12:00” thuhet në njoftim.