Shiu dhe breshëri shkaktojnë dëme në infrastrukturë, bujqësi dhe amvisëri në fshatin Studençan

Reshjet e fundit të breshërit dhe shiut kanë goditur dje në orët e pasdites fshatin Studençan të Komunës së Suharekës.

Si pasoj e kësaj, në fshatin Studençan breshëri ka shkatuar dëme të mëdha në infrastrukturë, bujqësi dhe amvisëri.

Veçanërisht dëmet më së shumti vërehen te infrastruktura dhe amvisëria.

Për këtë ka dalur në terren edhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Ai ka thënë se së bashku do t’ia dalim përballë kësaj situate e cila shpresoj se do të tejkalohet me angazhimin e përbashkët.

Komuna ka intervenuar në të gjitha zonat më kritike në qytet dhe fshatra, sidomos në fshatin Nepërbisht dhe Studençan.

Ekipet e Komunës së Suharekës janë akoma në terren dhe në dispozicion të qytetarëve.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.