Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit ka gjetur tri gëzhoja, të cilat janë sekuestruar si prova materiale. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta, të dyja me leje.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia ka bërë të ditur se hetimet për rastin do të vazhdojnë me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.