Shirokë, penguan inspektorët gjatë rrënimit të një objekti pa leje, arrestohen dy persona

Shirokë, penguan inspektorët gjatë rrënimit të një objekti pa leje, arrestohen dy persona
Çlirim Gashi

05.06.2021 / Suhareka

Gjatë ditës së djeshme në Stacionin Policor në Suharekë është raportuar një rast i pengimit të personit zyrtar në kryerje të detyrës.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline bëhet e ditur se janë arrestuar dy persona pasi që të njëjtit kishin penguar inspektorët të cilët ishin duke rrënuar një objekt të ndërtuar pa leje.

SuharekaOnline mëson se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Shirokë të Suharekës rreth orës 10:30.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE:  Vetëm për 4 ditë afër 200 aksidente trafiku në Kosovë
RAPORTO