Shirokë – Një person i moshuar bie në bunar, dërgohet në QKUK-Prishtinë

02.06.2023

Një person sot gjatë ditës së premte aksidentalisht ka rënë në bunar. SuharekaOnline mëson se sot gjatë ditës së premte një person i moshuar në Shirokë të Suharekës ka rënë në një bunar, ku sipas burimeve të redaksisë thuhet se për nxerrjen e personit nga bunari ka intervenuar Urgjenca dhe Zjarrfikësit e Suharekës. Mjeku kujdestar […]

Shirokë – Një person i moshuar bie në bunar,  dërgohet në QKUK-Prishtinë Foto: Ilustrim

Një person sot gjatë ditës së premte aksidentalisht ka rënë në bunar.

SuharekaOnline mëson se sot gjatë ditës së premte një person i moshuar në Shirokë të Suharekës ka rënë në një bunar, ku sipas burimeve të redaksisë thuhet se për nxerrjen e personit nga bunari ka intervenuar Urgjenca dhe Zjarrfikësit e Suharekës.

Mjeku kujdestar në Urgjencën e Suharekës, Ilir Sopaj për SuharekaOnline e ka konfimuar rastin në fjalë duke treguar se personi i cili ka rënë në bunar ka pësuar lëndime në kokë dhe se i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Poashtu, Sopaj tregon se nga Spitali i Prizrenit viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë.