Shirokë: Gjuajtje me armë si në filma

Të mërkurën në Shirokë të Suharekës tre meshkuj tek sa po lëviznin me makinë kanë njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, njofton SuharekaOnline.

Sipas informacioneve që ka SuharekaOnline është bërë e ditur se dje ( e mërkure) rreth orës 17:36 tre meshkuj kanë njoftuar se tek sa po lëviznin me makinë, disa persona të cilët nuk i kanë njohur kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje ka dal njësiti policor, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 6.35 mm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.