Shifër alarmante e të infektuarve me COVID-19, Suhareka me 18 raste të reja

06.11.2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë kryer 1,827 testime prej të cilave 728 kanë rezultuar pozitive me COVID-19. IKSHPK njofton se 18 raste pozitive janë identifikuar në Komunën e Suharekës. Vendbanimet e rasteve të sotme: Bllacë, Dobërdelan, Gjinoc, Mushtisht, Peqan, Reshtan, Suharekë, Tërnje, Vraniq. Ndërsa rastet tjera […]

Shifër alarmante e të infektuarve me COVID-19, Suhareka me 18 raste të reja Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore janë kryer 1,827 testime prej të cilave 728 kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

IKSHPK njofton se 18 raste pozitive janë identifikuar në Komunën e Suharekës.

Vendbanimet e rasteve të sotme: Bllacë, Dobërdelan, Gjinoc, Mushtisht, Peqan, Reshtan, Suharekë, Tërnje, Vraniq.

Ndërsa rastet tjera janë nga këto komuna: Prishtinë 316 raste, komuna Gjilan 52 raste, komuna Prizren 47 raste, komuna Gjakovë 45 raste, komuna Pejë 41 raste, komuna Ferizaj 25 raste, komuna Fushë Kosovë 25 raste, komuna Mitrovicë 21 raste, komuna Vushtrri 18 raste, komuna Shtime 16 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Podujevë 14 raste, komuna Drenas 11 raste, komuna Kaçanik 11 raste, komuna Deçan 9 raste, komuna Obiliq 9 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Novobërdë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Dragash 2 raste dhe komuna Istog 1 rast.