Sot më 06 maj 2020, janë shëruar gjithsej 43 pacientë duke dërguar kështu numri e përgjithshëm të të shëruarve në 533 raste.
Nga 43 rastet e shëruara sot, 2 prej tyre janë nga Suhareka, kontretisht nga fshati Bllacë.
Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline drejtorit i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, i cili ka thënë se mjeku nga fshati Bllacë dhe 21 vjeçari zyrtarisht sonte shpallen të shëruar pasiqë në dy teste të njëpasnjëshme kanë rezultuar negativ për covid-19.
“Edhe mjeku i QKMF-së nga Bllaca edhe 21 vjeçari dje dhe sot kanë rezultuar negativ dhe shpallen të shëruar” ka thënë ai.
Deri më tani në Suharekë ka 32 të shëruar, 1 rast vdekje dhe 4 raste ende pozitive, 3 prej tyre pacientë të repartit të hemodializës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.