Shërbyesit shëndetësor në Suharekë me mesazh të qartë, #RriNëShtëpi

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Sala Bytyqi përmes disa fotografive të shkrepura te QKMF ka kërkuar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

Një foto mesazh ky që së bashku me stafin e QKMF-së apelon dhe rikujton qytetarët se stafi i QKMF-së që të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rekomandimet e IKSHP-së.

Të nderuar qytetarë
Ne jemi këtu, e ju rrini aty…
Ne kujdesemi për ju, ne jemi ata që sot qëndrojmë 24 orë përballë kësaj situate…
Ne bartim barrën më të rëndë, përgjegjësinë dhe obligimin për shëndetin tuaj.
Ju jeni ata që neve na bënë më të lehtë këtë barrë…nëse rrini n’shpi
Bashkë mundemi, bashkë ia dalim
Pa panik dhe me shumë kujdes.
Prandaj, ruajeni maturinë dhe qetësinë, zbatoni rekomandimet e IKSHP-së dhe të MSH-së
Do ia dalim mbanë….
Jemi betuar të jemi në Shërbimin tuaj…