Shënon rënie numri i popullsisë nga viti 2011-2020 në Komunën e Suharekës

01.07.2021

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) prezanton për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2021. Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë në vitin 2014, si një nga botimet më të veçanta, më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Qëllimi kryesor i […]

Shënon rënie numri i popullsisë nga viti 2011-2020 në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikës së Kosovës (ASK) prezanton për përdoruesit Vjetarin Statistikor të Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës është botuar, për herë të parë në vitin 2014, si një nga botimet më të veçanta, më të rëndësishme dhe më gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Qëllimi kryesor i Vjetarit Statistikor është të sigurojë në një botim të vetëm, një përmbledhje të plotë të statistikave sociale, ekonomike dhe bujqësore, për një periudhë të caktuar.

Vjetari Statistikor prezanton, në mënyrë të detajuar dhe në baza vjetore, statistika të një game të gjerë temash statistikore nga sektorët përgjegjës të ASK-së. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Republikën e Kosovës.

Në këtë publikim gjithashtu përmblidhen edhe popullsia e Kosovës sipas komunave për vitet 2011-2020.

SuharekaOnline ka siguruar numrin e popullsisë së Komunës së Suharekës për vitet e lartëcekura, ku bëhet e ditur se numri i popullsisë në këtë komunë ka shkuar njëherë në rritje e pastaj përsëri në rënie.

Në Komunën e Suharekës numri më i madh i popullsisë ishte në vitin 2014, ku gjatë këtij viti numri i popullsisë ishte 60 mijë e 869.

VitiNr. i popullsisë në
Komunën e Suharekës
2011 (31 mars 2011)59.722
2011 (31 dhjetor 2011)60.549
2012 (31 dhjetor 2012)61.190
2013 (31 dhjetor 2013)61.352
2014 (31 dhjetor 2014)60.869
2015 (31 dhjetor 2015)59.681
2016 (31 dhjetor 2016)60.196
2017 (31 dhjetor 2017)60.247
2018 (31 dhjetor 2018)59.058
2019 (31 dhjetor 2019)57.203
2020 (31 dhjetor 2020)58.194