Shënon rënie numri i personave që marrin pension invalidor të punës në Suharekë

22.05.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre mujorin e parë të vitit 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve të pensionit invalidor të punës. Pensioni invalidor i punës – pensioni i rregullt mujor, i paguar për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje […]

Shënon rënie numri i personave që marrin pension invalidor të punës në Suharekë Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tre mujorin e parë të vitit 2021.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve të pensionit invalidor të punës.

Pensioni invalidor i punës – pensioni i rregullt mujor, i paguar për personat që pësojnë lëndime në punë apo fitojnë sëmundje profesionale gjatë marrëdhënies së punës, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj, si dhe invalidët e punës sipas Ligjit Pensional dhe Invalidor të aplikuar para datës 01.01.1999.

Të drejtën në pension invalidor të punës e realizojnë të gjithë ish shfrytëzuesit e pensionitinvalidor, nën moshën 65 vjeçare të cilët e dëshmojnë realizimin e kësaj të drejte me Vendim apo (fletëpagesë) të pensionit që tregon se kanë qenë shfrytëzues të pensionit invalidor të punës, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor.

E drejta në pension invalidor të punës iu njihet edhe të gjithë të punësuarve aktual, tek të cilët është shfaqur paaftësia e plotë për punë, si pasojë e lëndimit në punë apo e sëmundjes profesionale. 3. Lartësia e pensionit invalidor të punës është në shumë të njëjtë me pensionin bazik të moshës. Shuma mujore e këtij pensioni është 90 Euro (€).

Ndërkaq, përfitues nga pensioni invalidor i punës rezulton se janë 81 përfitues.

Ndërsa nga këto statistika bëhet e ditur se në tre muajt e fundit numri i personave që përfitojnë pension ivalidor të punës në Komunën e Suharekës ka shënuar rënie, raporton SuharekaOnline.

Në muajin e janar të vitit 2021 në Komunën e Suharekës kanë qenë 4 persona që përfituan këtë pension , ndërsa në muajin shkurt ishte numri i njëjtë si ai në janar dhe në muajin mars kanë qenë 3 persona të cilët përfituan pension invalidor të punës.

MuajiNr. i personave që përfitojnë pension ivalidor të punës në Komunën e Suharekës
Janar4
Shkurt4
Mars3