Sipas të dhënave të siguruara nga SuharekaOnline, rezulton se në Komunën e Suharekës gjatë këtij muaji 5,359 persona kanë përfituar pensionin bazik të moshës.

Ky numër është më i ulët krahasuar me muajin shtator, duke shënuar një rënie të lehtë të përfituesve nga kjo kategori. Ndryshimet mujore vijnë si rezultat i lëvizjeve natyrore të popullsisë pensioniste dhe procesit të rregullt të përditësimit të skemave të mirëqenies sociale.

Numri i personave që përfitojnë nga skema e pensionit bazik të moshës në Suharekë ka ndryshuar vazhdimisht përgjatë vitit 2025. Krahasuar me muajt e parë të vitit, vërehet një rritje graduale, e cila reflekton rritjen natyrale të grupmoshës së pensionimit dhe aplikimet e reja.

Ndërkohë, të gjithë personat e kësaj kategorie tashmë kanë përfituar nga vendimi i Qeverisë në detyrë, sipas të cilit nga muaji nëntor pensionistët marrin nga 150 euro si mbështetje financiare shtesë.

Muaji/VitiNumri i personave që kanë përfituar pension bazik të moshës në Komunën e Suharekës
Janar/20255,107
Shkurt/20255,102
Mars/20255,035
Prill/20255,041
Maj/20255,016
Qershor/20255,228
Korikk/20255,244
Gusht/20255,323
Shtator/20255,377
Tetor/20255,359

Pensioni bazik i moshës – kush e merr dhe pse është i rëndësishëm?

Pensioni bazik i moshës në Kosovë është një skemë universale që u takon të gjithë qytetarëve që kanë mbushur 65 vjeç dhe kanë qëndrim të rregullt në vend, pavarësisht nëse kanë qenë apo jo kontribuues në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Ky pension shërben si burimi kryesor i të ardhurave për mijëra të moshuar, veçanërisht për ata që nuk kanë të ardhura të tjera, duke mbuluar nevojat bazike si ushqimi, medikamentet, pagesat mujore dhe shpenzimet e përditshme.

Për shumë pensionistë të Suharekës dhe gjithë Kosovës, kjo skemë përbën një garanci minimale sociale, e cila ndihmon në ruajtjen e dinjitetit dhe mirëqenies në moshën e tretë. Skemat mbështetëse si ajo prej 150 eurosh e shtojnë ndjeshëm lehtësimin financiar, sidomos në kohë kur kostoja e jetesës është në rritje.