Shënon rënie numri i familjeve në Suharekë që përfitojnë nga skema e pensioneve familjare

03.01.2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nentor 2022. Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për pensionet familjare, raporton SuharekaOnline. Sipas rezultateve të dala nga ky publikim figuron se gjatë muajit nëntor 2022 nga kjo skemë kanë përfituar 3.252 familje, numër ky […]

Shënon rënie numri i familjeve në Suharekë që përfitojnë nga skema e pensioneve familjare Foto: Photo by Vincenzo PINTO / AFP

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin nentor 2022.

Ky publikim ndër tjerash ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema për pensionet familjare, raporton SuharekaOnline.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim figuron se gjatë muajit nëntor 2022 nga kjo skemë kanë përfituar 3.252 familje, numër ky i cili po të krahasohet me atë të muajve të kaluar rezulton se ka shënuar rënie.

MuajiNr. i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve familjare në tërë Kosovën
Janar, 20223.517
Shkurt, 20223.506
Mars, 20223.477
Prill, 20223.431
Maj, 20223.372
Qershor, 20223.361
Korrik, 20223.335
Gusht, 20223.318
Shtator, 20223.311
Tetor, 20223.300
Nëntor, 20223.252
Burimi: ASK

Në janar të vitit të kaluar, 2022, nga kjo skemë kishin përfituar 3.517 familje në tërë Kosovën.
Duke u bazuar në statistikat e ASK-së figuron se në Komunën e Suharekës gjatë muajit nëntor 2022, nga kjo skemë kanë përfituar 96 familje, numër ky më i vogël se ai i 10 muajve të kaluar.

Në muajin janar të vitit që lamë pas në Komunën e Suharekës janë regjistruar gjithsej 100 familje të cilat përfitojnë nga skema e pensioneve familjare, në muajin shkurt ky numër ishte rritur në 103, ndërsa në mars kishte rënë në 101 dhe në prill të vitit 2022 numri i këtyre familjeve ishte rritur në 102.

MuajiNr. i familjeve që kanë përfituar nga skema e pensioneve familjare në Komunën e Suharekës
Janar, 2022 100
Shkurt, 2022 103
Mars, 2022 101
Prill, 2022102
Maj, 202299
Qershor, 2022 99
Korrik, 202299
Gusht, 202298
Shtator, 202299
Tetor, 202299
Nëntor, 202296
Burimi: ASK

Pensioni familjar – pensioni i rregullt mujor i paguar për anëtarët e familjes në rast të vdekjes së të
punësuarit, që ka qenë në marrëdhënie pune, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me ligjin në fuqi.
Të drejtën për pension familjar e realizojnë të gjithë ish shfrytëzuesit e pensionit familjar të cilët janë nën
moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare. Shuma mujore e këtij pensioni është 100 €.