Sot gjatë ditës në shkollën fillore “V.P Shkodrani” në fshatin Leshan-Tërrnje është bër dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i objektit shkollor.

Ky aksion vullnetar është bër në të mirë të komunitetit dhe nxënësve nga Eko Pastrimi.

Ndërhyrja është bërë duke përdorur produktet me inovative dhe më cilësore në botë të licensuara nga Ministria adekuate, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së. 

Produktet e perdoruara profesionale të cilat nuk përmbajnë lëndë toksike, nuk paraqesin efekte anësore për shëndetin e nxënësve.

Në këtë rast ekipi profesional ka garantuar sigurimin e një shkalle të lartë higjene, duke mundësuar zhdukjen e mikrobeve, shfarrosjen e insekteve dhe parazitëve në të gjitha ambjentet, përdorimin e mënyrave ekologjike dhe sanitare të përparuara të higjenës, sipas standarteve europiane të HACCP-së dhe OBSH-së.

Eko-Pastrimi ofron zgjidhje dhe merr përsipër pastrimin e ambienteve shtëpiake, hoteleve, restoranteve, zyrave, dyqaneve, komplekesve industriale dhe tekstile, kazermave ushtarake, konvikteve,shkollave,burgjeve, magazinave etj.